Please enter at least 3 characters.

Një i arrestuar për 'vrasje pa paramendim' në rastin e Emiliano Sala

2019/06/EmilianoSalastadiumtifoz-e1560969174888.jpg
284:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - FEBRUARY 11: The scoreboard displays a tribute to Emiliano Sala prior to the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Newcastle United at Molineux on February 11, 2019 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Një person është arrestuar me dyshimin për "vrasje pa paramendim përmes një akti të paligjshëm" në lidhje me vdekjen e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, i cili e humbi jetën muajin janar.

Sulmuesi që kishte nënshkruar për Cardiff Cityn, po udhëtonte nga Nantes për në Angli më 21 janar, kur aeroplani u rrëzua dhe ai e humbi jetën së bashku me pilotin David Ibbotson.

Policia e Dorsetit ka njoftuar se një 64 vjeçar nga North Yorkshire është arrestuar dhe është nënë hetime.

Njëherësh në njoftimin e policisë thuhet se për arrestimin janë njoftuar dy familjet e viktimave, ndërsa nuk janë dhënë detaje në lidhje me përfshirjen e të arrestuar në këtë rast.

Trupi i pajetë i Sala u nxor nga rrënojat e aeroplanit në muajin shkurt, ndërsa trupi i Ibbotson nuk është gjetur. /Telegrafi/