Një grua regjistroi se si qeni ra në gjumë ditën e parë në shtëpinë e re
30/05/2025
Taylor Broke është pronarja e një qeni të vogël shumë të ëmbël, një qenush Golden Retriever dhe arriti të regjistrojë gjumin e parë që kur e solli në shtëpi.
Qeni i vogël dhe i dashur Wilson u relaksua menjëherë në shtëpinë e re, dhe Taylor xhiroi momentin kur ai flinte në shpinë mbi jastëkë.
“Gjumi i parë në shtëpinë e re,” shkroi Taylor në përshkrimin e videos në TikTok, e cila u pa mbi katërqind mijë herë në vetëm një ditë.
I ëmbli Wilson nuk u shtri vetëm në një pozicion të rehatshëm, por edhe ëndërronte duke lëvizur këmbët sikur po vraponte në ëndërr.
Sjellja e tij e ëmbël i nxiti shumë njerëzve buzëqeshjen, dhe gjithë skenën mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/


