Një grua raportohet se ka lënë fëmijët pa përkujdesje në Klinë, Policia heton rastin
14:"Ridvan Slivova
04/06/2024
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se e dyshuara, femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje.
Rasti ka ndodhur në Klinë.
“Klinë / 01.06.2024 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/


