Një grua në Prishtinë gjendet pa shenja jete
Foto: Ilustrim
22/05/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten është gjetur një grua pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Policia e Kosovës rastin e ka iniciuar hetim mbi vdekjen.
“Prishtinë 21.05.2026 – 11:30. Është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare në shtëpinë e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/


