Please enter at least 3 characters.

Një fotografi pa makijazh nga Morena Taraku (Foto)

2016/06/MorenaTaraku1.jpg

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku rrëmben gjithmonë vëmendjen e fansave falë imazheve që publikon në rrjetet sociale.

Ndonëse në të shumtën e rasteve shfaqet seksi, joshëse, e trukuar etj, kësaj radhe ajo vendosi t’i befasojë ndjekësit e saj me një fotografi pa makijazh, të cilën e publikoi në rrjetin social SnapChat.

Dhe në fakt, imazhi që Morena jep kur është tërësisht natyrale nuk është aspak zhgënjyes, pasi ajo duket bukur, edhe kur nuk grimohet.

Ndërsa sa i përket muzikës, projekti i saj i fundit mbetet “Inat”, kënga e cila është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë mbi tre milionë klikime në YouTube.

Ndërkohë këngëtarja Taraku i është futur punës që shumë shpejt të sjell në treg një këngë të re, për të cilën është duke punuar në studion e producentit Chipsi. /Telegrafi/