Please enter at least 3 characters.

Një ekip i personelit mjekësorë ushtarak të Maqedonisë do të trajnohet në Norvegji

2021/01/138035863_2597543930552624_790319567639613248_n-780x470-1.jpg

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe me pjesëtarë të personelit mjekësorë ushtarak në vend.

Filipçe njoftoi se një ekip i personelit mjekësorë ushtarak do të trajnohet në Norvegji, pas çka së bashku me kolegët norvegjezë do të shërbejnë në misionin e NATO-s në Afganistan “Mbështetja e Vendosur”.

“Ky projekt është i rëndësishëm për të gjithë vendin sepse anëtarësimi në NATO nënkupton gjithashtu zhvillimin e ekipeve mjekësore për ndërhyrje të shpejtë. Nga pjesëmarrja e ekipit tonë mjekësor në mision do të përfitojë i gjithë sistemi shëndetësor publik, sepse ata do të zbatojnë njohuritë e fituara, por gjithashtu do t’ua transferojnë atyre specializantëve dhe studentëve në vend”, pohoi mes tjerash ministri Filipçe.