Please enter at least 3 characters.

Një dysheme mozaiku gjendet në vreshta të Veronës në Itali

2020/05/112522301_photo-2020-05-24-22-28-02.jpg

Një dysheme mozaiku romake është zbuluar në vreshta, në veri të Italisë, pas kërkimeve të shumta në dekada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit në komunën e Negrar di Valpolicella në veri të Veronës, publikuan imazhe të pllakave të "varrosura" disa metra nën tokë.

Zyrtarët thonë se ata gjetën së pari prova të një vile romake, e vjetër prej më shumë se një shekulli, ndërsa janë duke gërmuar akoma butësisht për të parë shtrirjen e plotë të ndërtesës antike.

Fotografitë e publikuara më poshtë tregojnë mozaikun si dhe themelet e vilës.

Sipas një shkrimi në uebfaqen e këtij vendi, thuhet se gërmuesit më në fund e bënë zbulimin “pas dekadash përpjekjesh të dështuara”.

Lidhur me këtë rast arkeologët do të bashkëpunojnë me pronarët e vreshtit dhe bashkisë, për të gjurmuar më tej për këtë thesar të fshehur arkeologjik. /Telegrafi/