Please enter at least 3 characters.

Një deklaratë të këtillë nga J.Lo nuk e keni pritur (Foto)

2016/06/JenniferLopez-1.jpg

Format e saj janë zilia e femrave në mbarë botën, por Jennifer Lopez ka treguar në një intervistë të fundit se e urrente trupin e saj dhe donte të kishte fizikun e femrave të tjera.

“Mendoja se nuk isha elegante sa duhej. Doja të kisha format trupore të të tjerave dhe e urreja fizikun tim”, ka thënë 46-vjeçarja për revistën britanike, Dare, transmeton TCH.

Por, që nga ajo kohë, këngëtarja dhe aktorja e famshme ka mësuar të dashurojë veten dhe i fton edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

“Të ndihesh e bukur është një sjellje dhe të gjithë duhet të kërkojmë të bukurën te vetja. Nuk duhet të krahasohemi kurrë me të tjerët”, ka deklaruar Lopez.