Një burrë fshehu kamerën në një shamponë, filmonte fshehurazi gratë derisa po bënin dush
Një burrë nga Zelanda e Re pranoi se ka regjistruar 34 gra në shtëpinë/hotel të tij.
Dhe ai siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kishte përdorur një mënyrë të veçantë.
Kjo pasi që kamerat ishin të padukshme sepse ato ishin futur në shishe shamponi.
Sipas mediave, “aktiviteti” i tij kryesisht kishte ndodhur në periudhën nga dhjetori 2017 deri në shkurt 2018, periudhë gjatë së cilës ai bëri 219 regjistrime.
Madje, më vonë ai i postoi ato në një faqe pornografike.
Viktimat ishin më të reja se 30 vjeç dhe kamerat e kamufluara regjistruan një pjesë ndërmjet supeve dhe gjunjëve. Megjithatë, shpesh ishte e mundur të shihej fytyra e personit.
Kur gratë futeshin në banjë, ai aktivizonte kamerat duke përdorur një pajisje aktivizuese nga larg.
Kur u arrestua në shkurt, ai i tha policisë se ai "e bëri këtë për eksitim dhe ishte i vetëdijshëm se ekzistonte rreziku që të kapej". /Telegrafi/


