Please enter at least 3 characters.

Një asistim dhe një gol, Ibrahimovic tmerri i Interit në pjesën e parë

2020/02/Zlatan-e1581280792101.jpg
236:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 09: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan gestures during the Serie A match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on February 9, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Është zhbllokuar ndeshja në stadiumin e Milanos, ku zhvillohet Derby della Madonnina ndërmjet dy rivalëve lokalë, Inter dhe Milan.

Rossonerët e patën iniciativën në pjesën e parë duke e kërkuar vazhdimisht golin dhe në fund ia arritën. Zlatan Ibrahimovic e pranoi topin me kokë dhe asistoi drejt Ante Rebicit, i cili e futi në rrjetë (40’).

Më herët gjatë ndeshjes, Milani pati një tjetër mundësi të artë për të shënuar, kur Hakan Çalhanoglu e goditi shtyllën.

Ndërsa edhe pas zhbllokimit të rezultatit, kuqezinjtë vazhduan të tregoheshin të rrezikshëm dhe ia dolën ta realizonin edhe golin e dytë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), Ibrahimovic ishte i lirë në zonë dhe topi nga Franck Kessie shkoi tek ai, ndërsa goditja me kokë u ndal në rrjetë. /Telegrafi/

https://twitter.com/Livestream_102/status/1226604789091336192

https://twitter.com/NotSaquon/status/1226605721401413633