Please enter at least 3 characters.

Një anije në formë violine lundroi në Kanalin e Madh të Venecias

2021/08/tan2021-5-8141917112-830x0-1.jpg

Anija në formën e një violine gjigante, e bërë me qëllimin për të nderuar njerëzit që vdiqën nga COVID-19, kishte një udhëtim prove dje në Venecia ndërsa violonçelisti po luante në kuvertë.

"Violina e Noes" është bërë gjatë pandemisë nga artisti Livio de Marchi në bashkëpunim me Konsorciumin e Zhvillimit të Venecias, raportoi Reuters.

Artisti, i njohur si marangoz venecian, bëri shumë skulptura lundruese, përfshirë një makinë prej druri "Ferrari", sipas Tanjug.

Në anijen e gjatë 12 metra, një orkestër muzikore do të luajë ndërsa lundron në Kanalin e Madh. /Telegrafi/