Please enter at least 3 characters.

Një 50 vjeçar nga fshati Roganë gjendet i vdekur

2019/03/policia-2.jpg

Një 50 vjeçar nga fshati Roganë komuna e Kamenicës është gjetur i vdekur sot në orët e para të pasditës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, në një deklaratë dhënë Telegrafit e ka konfirmuar rastin, duke thënë se dyshohet se është vetëvrarë.

"Është e vërtetë që një 50 vjeçar nga fshati Roganë i komunës së Kamenicës është gjetur i vdekur në orët e para të pasditës. Dyshohet se është vetëvrarë. Prokurori ka urdhëruar të dërgohet në obduksion trupi i pajetë. Policia e Kosovës është duke i udhëhequr hetimet", ka thënë ai./Telegrafi/