Nishani në Austri, kërkon investime për Shqipërinë
Pas përfundimit të këtij takimi, Leitl deklaroi se Austria është e gatshme të investojë në Shqipëri, dhe se ndihet tepër i inkurajuar nga gatishmëria e institucioneve shqiptare për krijimin e një klime të favorshme për biznesin. Gjithashtu, presidenti i Dhomës Ekonomike të Austrisë, vlerësoi marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria dhe shprehu dëshirën për ta parë sa më parë vendin tonë anëtare të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë për sa i përket presidentit të Shqipërisë, Nishani ka kërkuar rritjen e investimeve austriake në Shqipëri. Nishani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si të shkëlqyera. Gjithashtu me rastin e vizitës në Austri, kreu i shtetit zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës “IG Alpbach Albania”, pjesëmarrës në Forumin Evropian. /Telegrafi/


