Please enter at least 3 characters.

Nis takimi LVV-LDK, pritet të diskutohet për ndarjen e ministrive dhe postin e presidentit

2019/11/78829590_2443185115944213_6524711713885913088_n-1.jpg

Ka filluar takimi i përfaqësuesve të dy subjekteve politike, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

Ky takim që po mbahet në Kuvendin e Kosovës vije pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e KQZ-së.

Në këtë takim po marrin pjesë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Ndërsa nga LVV, lideri i kësaj partie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Besnik Bislmi, Fatmire Kollçaku.

Ndryshe në këtë takim pritet të flitet për ndarjen e ministrive dhe emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 viteve./Telegrafi/