Please enter at least 3 characters.

Nicole Kidman flet për fëmijët e adoptuar nga koha kur ishte në lidhje me Tom Cruise

2019/04/NicoleKidmanTomCruise-1-e1556647313717.jpg
363:"370226 12: FILE PHOTO: Actor Tom Cruise and his wife Nicole Kidman pose for photographers at the Sydney premiere of "Mission Impossible 2" May 30, 2000 at Fox Studios in Australia. Cruise and Kidman, one of the Hollywood's best-known couples, announced February 5, 2001 that they are separating after more than a decade of marriage. (Photo by Matt Turner/Liaison)
12:"Getty Images

Edhe pse Nicole Kidman flet rrallë për fëmijët që i ka adoptuar së bashku me Tom Cruise, në një intervistë për Vanity Fair ka treguar disa detaje rreth tyre.

Pas divorcit, Isabella dhe Connor Cruise jetonin me babanë e tyre, të cilët u rritën në frymën e Kishës së Scientologjisë, anëtar i së cilës është ylli hollivudian.

Thuhej se shkurorëzimi me Cruise kishte ndodhur pikërisht për shkak se aktori ishte tepër i dhënë pas scientologjisë.

Tom Cruise dhe Nicole Kidman (Foto: Dan Callister/Newsmakers/Guliver)

Për shkak të kësaj, Nicole, e cila nuk është një adhuruese e atij besimi, humbi shumë momente në jetën e fëmijëve, një prej tyre ishte martesa e 26-vjeçares Isabelle, transmeton KP.

“Bella jeton jashtë Londrës. Ajo me të vërtetë ndihet si një britanike. Ne jetuam atje, ndërkohë që xhiruam 'Eyes Wide Shut', 'Mission Impossible', por edhe 'The Portrait of a Lady'. Të dy kishim theksin britanik", ka treguar aktorja.