Please enter at least 3 characters.

Nicolas Anelka e quan të tmerrshme periudhën e kaluar te Juventusi

2019/08/GettyImages-160593906.jpg
239:"VERONA, ITALY - FEBRUARY 03: Nicolas Anelka of Juventus looks on during the Serie A match between AC Chievo Verona and Juventus FC at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on February 3, 2013 in Verona, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)
12:"Getty Images

Nicolas Anelka ka folur për sikletin që ndjenë sa herë që përmendet Juventusi, klub me të cilin ka luajtur për gjashtë muaj.

Pas një karriere në Francë, Angli, Turqi, Kinë dhe Indi, ish-sulmuesi i njohur gjendjen e tij të kaluar në Itali, e quan si më të keqen e karrierës.

Ai nënshkroi për një huazim gjashtëmujore nga Shanghai Shenhua në janar të vitit 2013, por Anelka luajti vetëm tre herë dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol.

Michele Canini e Nicolas Anelka. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Duke folur për TuttoJuve, francezi 40 vjeç, tha: "Unë kisha vendosur të pranoja Juven sepse është një klub i shkëlqyeshëm, me një histori të mirë dhe gjithashtu sepse ata ishin duke e udhëhequr Serien A”.

"Fatkeqësisht, kjo do të mbetet përvoja ime më e keqe [në futboll] pasi kam luajtur vetëm 45 minuta dhe kurrë nuk e kam veshur fanellën në stadiumin e Juventusit, para tifozëve tanë”.

"Sinqerisht, kur dikush flet me mua për Juventusin përpiqem ta ndryshoj menjëherë temën ... Kam turp për atë transferim”.

Nicolas Anelka në aksion me Juven. (Photo by Jeff J Mitchell/Getty Images)

"Kam luajtur dhe shënuar për të gjitha ekipet ku kam nënshkruar, përveç Juves”, ka thënë Anelka.

Sulmuesi i kaloi dy muajt e parë në stol, dhe luajti tri herë nga stoli, por një lëndim pastaj e la jashtë. /Telegrafi/