Nicki Minaj flet për jetën seksuale
01/06/2015
Nicki Minaj ka folur hapur për jetën e saj seksuale dhe veçanërisht për rëndësinë e kënaqësisë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo tregon se në çdo marrëdhënie kërkon të arrijë orgazmën, pasi seksi është për të dy personat e përfshirë.
“E kërkoj patjetër orgazmën”, ka thënë reperja 32-vjeçare në numrin e fundit të revistës ‘Cosmopolitan’, transmeton Top Channel.
“Gjithmonë meshkujt më pyesin se pse e kërkoj me çdo kusht orgazmën. Habitem kur ma bëjnë këtë pyetje, pasi ne kryejmë marrëdhënie për të njëjtën arsye, kështu që dua ta ndjejmë të dy atë lloj kënaqësie”, sqaron Minaj.
Këngëtarja e hitit ‘Feeling Myself’ ka shtuar gjithashtu se i “dhemb shpirti” që ka shumë femra në botë që nuk e kanë arritur kurrë pikën kulminante.


