Ngritja solemne e flamurit, parakalimi i trupave të FSK-së e Policisë dhe koncerti i pavarësisë – kjo është agjenda shtetërore për Ditën e Pavarësisë
Sot Kosova shënon 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa për këtë ditë janë paraparë një mori aktivitetesh nga Qeveria e Kosovës.
Qeveria ditë më parë ka njoftuar për agjendën shtetërore për shënimin e Ditës së Pavarësisë.
Më poshtë mund të njoftoheni me agjendën shtetërore:
- Mbledhja festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës - 08:00- Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës - 08:20- Nderime të Monumenti i të Pagjeturve - 08:30- Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova - 08:45- Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi - 08:50- Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” Prekaz - 09:50- Interpretim i Filarmonisë së Kosovës Kuvendi i Kosovës - 10:30- Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës - 11:00- Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë - 11:20- Nderime te Monumenti “Heroinat” - 11:30- Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës Prishtinë - 12:00- Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës - 16:15- Pritja shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës - 17:00- Koncerti i pavarësisë, salla 1 Tetori - 20:15. /Telegrafi/


