Please enter at least 3 characters.

Ngjyra e gjelbër e ullirit, më e veçantë se asnjëherë

2016/01/ngjyra-e-gjelb-euml-r-e-ullirit-m-euml-e-ve-ccedil-ant-euml-se-asnj-euml-her-euml_hd.jpg

Trikot e thurura nga Balmain apo palltot ngaMoschino Cheap & Chic sjellin shijen e ushtrisë, kombinuar me elegancën femërore. Pa përmendur më tej pantallonat e gjera, propozuar nga Isabel Marant.

Më qytetare shfaqet femra e Golden Goose apo ajo e propozuar ngaFendi. Sa u përket bluzave? Thjesht, një t-shirt mëndafshi, nga Roberto Collina. Për veshjet e sipërme, kujdeset Stella McCartney, në modelet e së cilës prezantohet kapuçi prej gëzofi.

Alexander Wang, nga ana tjetër,bombardon me tegela, të sjella nga veshjet e ushtrisë. Ditët e ftohta do ishte mirë të përballoheshin nga palltot e sjella nga Acne Studios. Ndërsa mbrëmjet do ishin perfekte me veshjet e gjelbra të propozuara nga Ralph Rucci.

Pantallona me brez në ngjyrë ulliri mbajnë firmën e Emilio Pucci-t, ndërsa këmisha nga Gucci - një model i rafinuar me dantella dhe me flutura të qëndisura. /Telegrafi/