Please enter at least 3 characters.

Ngacmimet më të zakonshme që meshkujt ua bëjnë femrave në Kosovë (Foto)

2016/01/ngacmimet-m-euml-t-euml-zakonshme-q-euml-meshkujt-ua-b-euml-jn-euml-femrave-n-euml-kosov-euml-foto_hd.jpg

Ajo çfarë i karakterizon më së shumti këto fjalë ngacmuese është se për pjesën më të madhe të njerëzve ato janë qesharake – dhe jo tërheqëse.

Kështu, ngacmimet ndryshojnë nga vendi në vend, por ato më të zakonshmet që dëgjohen nga femrat në Kosovë janë si më poshtë:

1) “O shpirt, hajde pimë çaj”

Kjo shprehje është e njohur për të gjithë ne – të paktën për ne të cilit ndonjëherë kemi kaluar afër pazarit, sepse ky lloj ngacmimi thuhet se ka lindur nga shitësit në pazar.

2) “Ta hangsha kaçikun po të mirë e paske”

Edhe ky lloj ngacmimi përdoret shumë, ku i drejtohet femrave që kanë linja të bukura të trupit – kryesisht ije seksi.

3) “A të jep nana në katun?”

Për shkak që ‘thuhet’ se shumë nëna nuk dëshirojnë që vajzat e tyre të martohen në fshat, djemtë e fshatit zakonisht e përdorin këtë fjali për t’i ngacmuar vajzat e qytetit në rrugë.

4) “Mos je e Rahovecit se si rrush po dokesh”

Rrushi është i ëmbël, dhe siç e dimë të gjithë, Rahoveci njihet si vendi i rrushit. Kështu, meshkujt përdorin shpesh këtë shprehje për të ngacmuar femrat e bukura në rrugë. (lajmi.net)