Nga triumfi në ring, në ‘nokautin’ financiar – Usyk rrezikon të humbasë miliona euro
Oleksandr Usyk mund të humbasë një shumë marramendëse nga pagesa e tij pas fitores me nokaut ndaj Daniel Dubois të shtunën mbrëma. 38-vjeçari hyri në duelin për titullin absolut në peshat e rënda me një rekord të pastër profesional, ndërsa Dubois kishte pësuar më parë një humbje me nokaut pikërisht nga ukrainasi në gusht të vitit 2023, si dhe një tjetër humbje ndaj Joe Joyce në vitin 2020.Por klasi i veteranit ukrainas u pa qartë në raundin e pestë, kur një goditje me dorën e majtë e detyroi britanikun të mos vazhdojë më duelin.Siç ndodh zakonisht me përballjet e profilit të lartë, tifozët kanë qenë kureshtarë të dinë se sa do të fitojnë dy boksierët nga ky meç.Sipas Daily Express, të dy boksierët pritet t’i shtojnë shumë shifra llogarive të tyre bankare që në mëngjesin e së dielës.


