Nga pensionimi prej futbollit te analiza e Shqipërisë për Euro 2024, Migjen Basha flet për të gjitha: Shpresojmë në katër pikë
Migjen Basha ka dy vite që i ka dhënë fund karrierës së shkëlqyer 18 vjeçare në futbollin profesionist.
Mesfushori suharekas është lindur dhe rritur në Zvicër, derisa ka bërë një karrierë të gjatë në futboll, duke luajtur për 14 klube në katër shtete të ndryshme.
Karriera e Bashës ka nisur në Zvicër dhe ka përfunduar aty, por shkëlqimi i tij ka qenë në futbollin italian, ku ka veshur fanellat e skuadrave si Lucchese e Viareggio fillimisht, para se të luante te Rimini, Frosinone, Atalanta, Torino dhe Como.
Në një intervistë për Telegrafin, Basha ka folur dy vite pas përfundimit të karrierës, gjërat që po i bënë tani, Kampionatin Evropian si dhe ka skanuar Shqipërinë dhe Italinë.
37-vjeçari ka luajtur fillimisht për grupmoshat e Zvicrës, derisa nga viti 2013 deri më 2019 ishte pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë, ku kulmin e arriti me pjesëmarrje në Euro 2016.
Në 33 ndeshje në total me Kombëtaren shqiptare, Bashak ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Tre vite prej se je pensionuar, çfarë po bënë aktualisht Migjeni?Migjen Basha: Po janë bërë tre vite. Vitin e parë kam bërë disa kurse siç janë kursin për drejtorin sportiv dhe pastaj kursin e trajnerit UEFA A. Që dy vite jam i angazhuar te Lausanne-Sport dhe kujdesem për talentët e klubit. Këto ditë kemi përfunduar kursin dhe jam diplomuar në këtë disiplinë. Sa i përket për të ardhmen, jam duke menduar me klubin ndoshta ndonjë zgjidhje tjetër.
18 vite në futbollin profesionist, a ishin shumë apo pak? Ku ke kaluar më së miri dhe cilën periudhë të karrierës e sheh si më të vështirën?Migjen Basha: 18 vite ishin pak dhe shkuan shumë shpejtë. Kisha mundësinë ta vazhdojë karrierën sepse fizikisht isha mirë, por vendosa të marrë tjetër drejtim. Momentet më të mira i kisha në Torino deri tek lëndimi dhe aty humba një vit të karrierës shkaku i lëndimit të rëndë.
A është Shqipëria e vitit 2016 më e mirë apo kjo e vitit 2024, na thuaj pak dallimet?Migjen Basha: Të them të drejtën nuk më pëlqen të krahasojë të dy ekipet, sepse ishin periudha të ndryshme. Unë mund të them që ishim një grup ku kishim shumë vullnet dhe dëshirë, ishim me një stil ndoshta më defensivë se tani, po ja arritëm dhe kualifikohemi nga një grup shumë i vështirë. Tani kjo skuadër ka lojtarë me kualitet dhe kreativitet të madh.
Çfarë pret nga Shqipëria në Kampionatin Evropian, kur dihet se është në një grup ferri së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë?Migjen Basha: Shpresojmë në 4 pikë. Grup më të vështirë nuk e kemi prit asksuh, por e dimë që futbollit nuk i dihet dhe mund të ndodhë gjithçka.
Cili futbollist mendoni se do të shpërthej te Shqipëria?Migjen Basha: Besojë se Broja do të ketë mundësinë të tregoj vlerën e tij. Kombëtarja jonë gjithmonë ka privilegju kolektivin se sa individualitetin.
Na thuaj një parashikim të çmendur rreth Euro 2024?Migjen Basha: Shqipëria në finale. /Telegrafi/


