Please enter at least 3 characters.

Nga mbijetesa në Kosovë në garë për titull në Shqipëri, Nevil Dede zyrtarizohet te Egnatia

Nevil Dede nuk ka qëndruar gjatë pa angazhim pas largimit nga Ferizaj.

Trajneri shqiptar ka nisur një aventurë të re në Shqipëri, duke marrë drejtimin e kampionëve në fuqi, Egnatia.

Pas një periudhe sfiduese në Superligën e Kosovës, ku luftonte për mbijetesë me Ferizajn, Dede tani përballet me një objektiv krejt ndryshe: garën për titull në elitën e futbollit shqiptar.

Egnatia ka siguruar tashmë një vend në fazën “Final Four” dhe synon të mbrojë titullin kampion. Drejtuesit e klubit rogozhinas kanë vendosur t’i besojnë pankinën Dedes, duke vlerësuar punën e tij të deritanishme.

“Një kapitull i ri fillon sot. Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri, Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie, pasion dhe objektiva të qarta. Mirë se erdhe dhe suksese në këtë sfidë të re.”

Kalimi nga një skuadër që luftonte për mbijetesë në një ekip që synon trofe përbën një hap të rëndësishëm në karrierën e trajnerit shqiptar.