Please enter at least 3 characters.

Nga Maqedonia në Emirate, Shefiti hap kapitull të ri në karrierë

Shefit Shefiti, pas vetëm një gjysmësezoni të kaluar te KF Arsimi nga Çegrani, ka vendosur të nisë një aventurë të re jashtë vendit, duke u transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, njofton Telegrafi.

Futbollisti i krahut ka nënshkruar kontratë me klubin Hatta, skuadër që garon në ligën e dytë të futbollit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas informacioneve, Shefiti ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale.

Shefiti ishte një nga lojtarët më të spikatur të këtij edicioni në Ligën e Parë, ku me fanellën e Arsimit zhvilloi një gjysmësezon të shkëlqyer. Ai e mbylli pjesën e parë të kampionatit me 11 gola të realizuar në vetëm 12 ndeshje, statistikë që e vendosi në mesin e sulmuesve më efikasë të kampionatit.

Karrierën e tij futbollistike, ka nisur te Shkëndija, për të vazhduar më pas te Renova, Prishtina, Arsimi dhe Besa, duke ndërtuar një rrugëtim të pasur në futbollin vendor dhe rajonal. Transferimi në Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të jetë një hap i rëndësishëm në afirmimin e tij në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/