Please enter at least 3 characters.

Nga Kolumbia ikin edhe tre agjentë amerikanë

2016/01/f.0421102305556_m.gif

Agjentët mbikëqyrës, David Chaney dhe Greg Stokes, janë mesin e tre agjentëve që tashmë po largohen nga agjencia elitë, si pasojë e zbulimit të skandalit.

Presidenti amerikan Barack Obama u informua të premten nga vetë drejtori i shërbimeve sekrete, Mark Sullivan, mbi ecurinë e hetimeve mbi skandalin, që u zbulua kur kreu i shtetit mbërriti në Kolumbi për Samitin e Amerikave.

Ditën e premte, një agjent i njësisë 12 të shërbimeve sekrete, që kujdesen për sigurinë e autoriteteve më të larta shtetërore, u largua nga detyra, transmeton TCh.

Një tjetër anëtar i stafit të agjencisë është konsideruar nga hetuesit përgjegjës për “sjellje të keqe” dhe do të përballet me një sanksion administrativ.

Skandali u zbulua kur një sherr mes një prostitute dhe një agjenti amerikan u verifikua në korridorin e një hoteli përballë plazhit në Kartagjenë. Rreth 20 femra ishin përfshirë në këtë aferë.

Një nënë 24-vjeçare tha për “New York Times” të mërkurën se një agjent kishte rënë dakord t’i paguante asaj 800 dollarë për të kryer marrëdhënie seksuale, por në fund i kishte ofruar vetëm 30.

Agjenti Chaney, 48 vjeç, që ishte në divizionin e programeve ndërkombëtare, do të lejohet të dalë në pension, por Greg Stokes, një ndihmës-agjent special në krye të divizionit K9, ka marrë urdhër të pushohet nga puna. Ndërsa agjenti i tretë, emri i të cilit nuk bëhet publik, dha dorëheqjen.

Pak ditë më parë tre agjentë u shkarkuan nga autoritetet për të njëjtën akuzë. /Telegrafi/