Please enter at least 3 characters.

Neymar: Jam i gatshëm ta udhëheq Brazilin

2016/01/neymar-jam-i-gatsh-euml-m-ta-udh-euml-heq-brazilin_hd.jpg

Përzgjedhësi i ri, Dunga, e ka caktuar sulmuesin e Barcelonës kapiten të skuadrës dhe me kapitenin e ri, Selecao fitoi ndeshjen miqësore ndaj Kolumbisë (1-0).

22-vjeçari e shënoi golin e vetëm dhe është zotuar që të shfaqë maksimumin e tij me përfaqësuesen.

“Ende jam një lider i ri, jam një nga lojtarët më të rinj këtu, por jam vërtet i lumtur”.

“Këto katër vite kam mësuar shumë gjëra, nga dita e parë e deri sot dhe tash mund të ndihmoj ku të mundem dhe do t’u ndihmoj lojtarëve të rinj, t’i bëj të ndjehen komodë”, ka theksuar Neymar. /Telegrafi/