Please enter at least 3 characters.

Neymar i ka thënë PSG-së që dëshiron të kalojë vetëm te Barcelona

2019/08/GettyImages-1158969130.jpg
312:"SHENZHEN, CHINA - AUGUST 02: Neymar Jr of Paris Saint-Germain looks during the training session ahead of the French Trophy of Champions football match between Rennes and Paris Saint-Germain at Shenzhen Universiadg Sports Center stadium on August 2, 2019 in Shenzhen, China. (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)
12:"Getty Images

Nëse Barcelona e do Neymarin athëherë duhet të bëjë presion ndaj Paris Saint-Germain, që këta të fundit ta sheshin në klubin katalunas.

Edhe pse nuk është publike, në një takim privat, sulmuesi i ka thënë drejtorit të PSG-së, Leonardos, se ai po mendon vetëm për një transferim në Barcelonë.

Lojtari e dinte që Barcelona po përgatiste një ofertë tjetër dhe ai është i vetëdijshëm se tani është momenti vendimtar që ta mbyll këtë sagë.

Tani Leonardo e ka të qartë që braziliani dëshiron të kthehet në ish-shtëpinë e tij, duke refuzuar oferta nga Juventus dhe Real Madrid.

Një delegacion i Blaugranave udhëtoi në Paris të martën për t'u takuar me Nasser Al-Khelaifi dhe Leonardon, ku do të paraqitet një ofertë e re, prej 170 milionë eurosh dhe një lojtarë, Ousmane Dembelen.

Mediat franceze kanë raportuar se PSG do të dëshironte që Nelson Semedo të bënte pjesë në një marrëveshje, por mbrojtësi i djathtë nuk dëshiron të transferohet në Parc des Princes.

Kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë për ta mbyllur marrëveshjen për Neymar. /Telegrafi/