Please enter at least 3 characters.

Neymar afër të shënojë gol, qeni futet në fushë dhe ndërprenë aksionin (Foto)

2017/09/140444122-bd1f4f48-f050-4bd6-ad09-4261a81b231f-e1504705892974.jpg

Brazili ka barazuar me Kolumbinë 1-1 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.

Brazili e ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, ndërsa ndeshjen ndaj Kolumbisë e ka zhvilluar për prestigj dhe për të provuar disa lojtarë.

Në këtë ndeshje ka ndodhur një gjë e veçantë.

Gjatë një aksioni ku Neymar ishte afër golit, në fushë u fut një qen.

Neymar e humbi rastin, por aksioni nuk vazhdoi edhe pse Brazili ishte në sulm.

U desh një kohë që qeni të largohet nga fusha për tu vazhduar loja. /Telegrafi/