Please enter at least 3 characters.

New York Knicks triumfojnë përballë 76ers

2023/02/2023_2_5_b386a1d3-2497-4bc2-8514-456cfe6ebc70_jpg_1920x1080.jpg

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Padyshim që ndeshja më interesante e natës së mbrëmshme është zhvilluar në Madison Square Garden mes New York Knicks dhe Philadelphia 76ers.

Vendasit në fund ishin ata që fituan këtë duel me 11 pikë diferencë 108:97.

Julius Randle ka qenë më meritori për fitoren e Knicks në këtë përballje pasi shënoi 24 pikë, pati nëntë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Brunson që shtoi 21 pikë si dhe francezi Evan Fournier me 17 të tjera.

Te skuadra mysafire si gjithmonë Joel Embiid ishte më efikasi me 31 pikë e 14 kërcime, por që nuk ishin të mjaftueshme për ta shmangur humbjen. /Telegrafi/