Netflix njoftoi vazhdimin e serialit "Berlin and the Lady with an Hermeline" - ekipi kthehet me një plan të ri për grabitjen
Netflix ka njoftuar vazhdimin e serialit "Berlin and the Lady with an Hermeline", i cili do të jetë i disponueshëm në platformë nga 15 maji.
Siç deklaruan ata në një postim të ndarë në Instagram, shikuesit mund të presin një pjesë të veçantë.
"Ky grup është një vepër arti, por ata duan më shumë. Shikoni 'Berlin and the Lady with an Hermeline' nga 15 maji vetëm në Netflix", thanë ata.
Njoftimi i ka emocionuar fansat, të cilët mezi presin se çfarë do të ndodhë më pas. Traileri zyrtar për vazhdimin u publikua në fillim të majit.
Në vazhdim, ekipi kthehet me një plan të ri, i cili fillon me urdhrin që marrin nga Duka i Malagas, i cili është të vjedhin veprën e Leonardo Da Vinçit, "Lady with an Hermeline". Sevilja bëhet qendra e grabitjes më të madhe në histori, dhe plani i tyre konsiderohet një vepër arti më vete.
Pedro Alonso, Michelle Jenner, Tristan Ulloa, Begona Vargas, Julio Pena Fernandez dhe Joel Sanchez i ripërsërisin rolet e tyre në këtë vazhdim. Atyre u bashkohen Inma Cuesta, Jose Luis Garcia-Perez dhe Marta Nieto. Vazhdimi do të ketë tetë episode. /Telegrafi/


