Netanyahu sfidon Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dhënë një deklaratë të fortë nga Jerusalemi, duke reaguar ndaj komenteve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan lidhur me statusin e qytetit të shenjtë.
Gjatë një fjalimi të mbajtur të enjten, ai theksoi sovranitetin izraelit mbi Jerusalemin, duke e quajtur atë "qyteti ynë të përjetshëm".
“Epo, ne jemi këtu. Kjo është qyteti ynë. Zoti Erdogan, nuk është qyteti juaj. Është qyteti ynë. Do të jetë gjithmonë qyteti ynë. Nuk do të ndahet më kurrë”, deklaroi lideri izraelit.
Netanyahu in Jerusalem:
Well, we’re here. This is our city. Mr. Erdogan, it’s not your city.
It’s our city. It will always be our city. It will not be divided again. pic.twitter.com/QGjLppp6wS
— Clash Report (@clashreport) September 16, 2025
Deklarata e Netanyahut vjen në një kohë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme, ku Jerusalemi mbetet një pikë kyçe për përplasjet diplomatike dhe fetare midis Izraelit dhe botës islame.
Erdogan ka qenë ndër zërat më të zëshëm që e kundërshton kontrollin e plotë izraelit mbi Jerusalemin, duke mbështetur aspiratat palestineze për pjesën lindore të qytetit.
Komentet e fundit të udhëheqësit izraelit pritet të shkaktojnë reagime të ashpra nga Ankaraja dhe vendet e tjera me shumicë myslimane, të cilat e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e ardhshëm të një shteti palestinez.
Zhvillimet pritet të ndikojnë më tej në marrëdhëniet izraelito-turke, të cilat kanë qenë të tensionuara në dekadën e fundit, pavarësisht përpjekjeve sporadike për normalizim. /Telegrafi/


