Please enter at least 3 characters.

Nesër mbyllet rruga “Meto Bajraktari” në kryeqytet

2018/05/auto_rruga1526233990.jpg

Nesër mbyllet rruga “Meto Bajraktari” në kryeqytet, shkak punimet për rregullim të kanalizimit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se të hënën me fillim prej orës 07:00 do të mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga “Meto Bajraktari” në kryeqytet.

Ahmeti ka thënë se kjo do të bëhet për shkak të punimeve për rregullimin e kanalizimit fekale dhe atmosferik.

Ai ka ftuar qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të punimeve, për çka s’ka dhënë afat.