Please enter at least 3 characters.

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

2021/05/ilustrim-salla-e-zbrazet-kryesia-e-kuvendit-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nesër në orën 14:00 do të mbajnë mbledhjen e radhës ku pritet të caktohet data e seancës së re të legjislativit.

Në rendin e ditës janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

Pika tjera të rendit të ditës janë propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, si dhe debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.