Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
10/03/2020
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 12:00.
Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se në rend të ditës do të jenë katër pika, transmeton Telegrafi.
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,2. Konstituimi i Forumit për Transparencë Parlamentare,3. Shqyrtimi i kërkesave dhe i propozimeve,4. Njoftimi për zhvendosjen e datave për mbajtjen e takimit të SEECP,5. Të ndryshme. /Telegrafi/


