Please enter at least 3 characters.

Nesër fillojnë punimet, mund të ketë ndërprerje të ujit në rrugën “Haki Braha” në Ferizaj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët e rrugës “Haki Braha” se nga 9 shtatori 2026 do të fillojnë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit.

Për shkak të punimeve, gjatë ditëve në vijim mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në këtë zonë.

Sipas KRU “Bifurkacioni”, zëvendësimi i rrjetit ekzistues me gyp të ri synon përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe vazhdimësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët.

Kompania u ka bërë thirrje banorëve për mirëkuptim dhe durim gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/