Please enter at least 3 characters.

Nëse me mençuri përdorni ngjyrën e kuqe – mund të ndryshoni vizualisht formën e fytyrës

2022/09/16615067310f5faf2c8bda972312aa3d34e0c75cef_1200x1200.jpg

Pikat të cilat i hijesoni mund të ndryshojnë vizualisht formën e fytyrës, këto truqe i përdorin profesionalistët

Teknika me të cilin aplikoni produkte të caktuara në fytyrë jo pak janë të rëndësishme si edhe cilësia.

Një vështrim i shpejtë në rrjetet sociale dhe grimosja na tregon të gjitha fuqitë transformuese të grimit, transmeton Telegrafi.

Fjala është për një iluzion i cili arrihet me teknikën e duhur.

Loja e dritës dhe e ngjyrës është e rëndësishme për iluzionin suptil, ndërsa këtu fjala është për pozicionimin e ngjyrës së kuqe dhe mënyrën të cilën ajo luan në rolin e ndryshimit vizual të formës së fytyrës sonë.

Aplikimi i skuqjes në faqe deri në vetull do ta shtrëngojë dhe zgjasë vizualisht fytyrën. Nga ana tjetër, skuqja e aplikuar më shumë drejt qendrës së fytyrës do ta shkurtojë atë vizualisht dhe do të japë efektin e faqeve më të plota dhe një fytyrë më të rrumbullakët.

Nëse dëshironi të arrini ndjesinë e një fytyre të sapo nxirë, sikur të jeni puthur nga dielli sepse keni qenë në diell pak më gjatë seç duhet, skuqja e aplikuar pikërisht poshtë syve dhe mbi hundë do ta arrijë këtë

/Telegrafi/