Please enter at least 3 characters.

Nepali mbyll shkollat shkaku i ajrit të ndotur

2021/03/Air-Pollution-in-neapl-scaled.jpg
913:"०७amउस० साल माघ १० गते माइतीघर७३हद्दण्ज्ञघसकोटेश्वर सडक खण्डको नया७३हद्दण्ज्ञअस बानेश्वरमा कालोपत्रे गर्ने तयारी गर्दा उडेको ध्ुलोबाट बच्न दौड७३हद्दण्ज्ञअसदै पैदलयात्री । पृष्ठभ्७त्रगयतसमिमा यो रुट भएर चल्ने सवारीहरु । मानिसहरुको आवत जावत तीव्र ह्ुने समयमा म्ुल सडकको निर्माण कार्यले र्सवसाधरणहरु यस्ता समस्या भोग्न बाध्य भएका ह्ुन्् ।
17:"Nimesh Jang Rai

Qeveria e Nepalit ka urdhëruar mbylljen e shkollave për shkak të ndotjes atmosferike, gjë që nuk ka ndodhur në atë vend që është i njohur për Himalajet.

Kryeqyteti Kathmandu aktualisht është ndër qytetet më të ndotura në botë pasi vlera e indeksit të cilësisë së ajrit ishte më e lartë se 300 në fund të javës së kaluar, e cila është një nivel i lartë i ndotjes.

"Është vendosur të mbyllen shkollat deri të premten. Sipas njohurive tona, kjo është hera e parë që shkollat janë mbyllur për shkak të ndotjes", tha Deepak Sharma, një zëdhënës i ministrisë së arsimit, raporton katmandupost.

Qeveria gjithashtu u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të përmbahen nga puna e ndërtimit dhe djegia e mbeturinave. Ekspertët ia atribuojnë ndotjen zjarreve në pyje që janë aktive në disa pjesë të vendit dhe kushteve të motit.

Dukshmëria e dobët për shkak të ndotjes prishi orarin e fluturimeve në aeroportin e Kathmandu, duke shkaktuar vonesa disa orëshe. Të premten, aeroporti u mbyll sepse dukshmëria ishte nën 1,000 metra, por u hap në të njëjtën ditë. /Telegrafi/