Nëntë gjuhët më të thjeshta për t’u mësuar nëse dini anglisht
Nëse keni njohuri të mira në gjuhën angleze dhe dëshironi të mësoni një tjetër gjuhë, lista në vijim do t’ju vijë në ndihmë
Lista është përpiluar nga Babbel – aplikacioni i parë mbi mësimin e gjuhëve të huaja, i cilësuar nga Fast Company si kompania #1 në botë për inovacionin në arsim.
1 – Norvegjishtja
Ashtu si anglishtja, norvegjishtja është pjesë e gjuhëve gjermane, gjë që nënkupton se të dyja gjuhët ndajnë një fjalor të pakët të përbashkët, si për shembull vinter-winter (dimër) dhe sommer-summer (verë), “Can you help me?” dhe “Kan du hjelpe meg?”.
2 – Suedishtja
Ashtu si norvegjishtja, edhe suedishtja ka rregulla gramatikore të ngjashme me anglishten.
3 – Spanjishtja
Për shkak të përhapjes së gjerë, spanjishtja është një ndër gjuhët më të thjeshta për t’u mësuar. Por për ata që urrejnë rregullat gramatikore, spanjishtja nuk është gjuha më e thjeshtë në botë.
4 – Holandishtja
Një tjetër gjuhë në listën e gjuhëve gjermane, që flitet nga pjesa më e madhe e njerëzve në Holandë dhe një pjesë në Belgjikë. Holandishtja është një përzierje e gjermanishtes dhe anglishtes.
5 – Portugalishtja
Portugalishtja, për shkak edhe ndikimit të filmave, librave, ushqimeve dhe muzikës, është e lehtë për t’u mësuar për shkak se njerëzit e kanë ndeshur shpesh.
6 – Italishtja
Nuk ka nevojë për koment (për shqipfolësit gjithmonë).
7 – Frëngjishtja
Shqiptimi i fjalëve në frëngjisht është paksa i vështirë, por ju e keni dëgjuar frëngjishten shpesh në kulturën pop, ndaj ndoshta s’do ta keni fort të vështirë.
8 – Suahilisht
Kjo gjuhë flitet në rajonet e Afrikës lindore dhe juglindore, përfshirë Kenian, Ugandën, Tanzaninë etj. Nuk është e thjeshtë, por as e vështirë për t’u mësuar. Fjalët në suahilisht janë të thjeshta për t’u shkruar dhe shqiptuar. Thuhet se është gjuha më e lehtë afrikane.
9. Indonezishtja
Tani, strukturat gramatikore indoneziane janë shumë të ndryshme nga ato në anglisht, por mos lejoni që kjo t'ju pengojë! Mungesa e rregullave e bën më të lehtë mësimin e gramatikës. Nuk ka bashkim foljesh, nuk ka shumës (thjesh


