Please enter at least 3 characters.

Nëna u habit kur pa sesi foshnja po i mbante duart kur flinte

Nëna Emma Mati i bëri përdoruesit e TikTok-ut të qeshin me një video të foshnjës së saj, ose me pozicionin në të cilin mban duart kur fle.

Kjo nënë mendoi se edhe foshnja e saj do të flinte në pozicione të ëmbla si shumë të tjera, por nuk ndodhi kështu.

Djali i saj vendosi që që në këtë kohë të shkurtër që ka që ka lindur të jetë i veçantë, dhe sa herë që Emma e vendos për të fjetur, ai nxjerr duart jashtë batanijes dhe i mban të shtrira.

Pamja e ëmbël i bëri shumë të qeshin, ndërsa videoja u bë virale në vetëm një ditë nga postimi me më shumë se tetë milionë shikime. /Telegrafi/