Please enter at least 3 characters.

Nëna e Rita Orës publikon fotografi të rralla nga fëmijëria e Ritës dhe Elenës

2018/12/vers-e1545340501130.jpg

Nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Orës, Vera Sahatçiu-Ora, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo preferon të publikojë fotografi të ndryshme të fëmijëve të saj, në veçanti imazhe nga e kaluara.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe të Ritës dhe Elenës, të realizuara në fëmijërinë e tyre.

Në këto fotografi, vajzat shihen të buzëqeshura, ndërsa kishin bërë vizatime në fytyrën e tyre.

"Krejt çfarë ju duhet është dashuria për pushime të lumtura", ka shkruar Vera në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar, madje edhe nga vet dy vajzat e saj: Elena dhe Rita.

Vera me profesion është psikiatre, dhe jep shpesh këshilla për shëndetin mental në videot që publikon në rrjetet e ndryshme sociale. /Telegrafi/