Please enter at least 3 characters.

Nëna e Liam Neeson ndërron jetë një ditë para ditëlindjes së aktorit

2020/06/069cea17d143f6e8f29b9d3f09d18c66.jpg

Nëna e Liam Neeson ka vdekur në moshën 94-vjeçare, një ditë para se aktori të mbushte 68-vjeç.

Nëna e Neeson, Kitty ka vdekur të shtunën sipas një raportimi për Fox News.

Ndërkohë, Liam mbushi 68 vite ditën e djeshme (e diel).

Liam Neeson (Foto: Getty Images/Guliver)

Deri më tani, nuk është zbuluar asnjë shkak që ka çuar në vdekjen e nënës së tij.

Vdekja e Kitty u përmend në një transmetim të drejtpërdrejtë të ndarë në Facebook nga Famullia Ballymena Kirkinriola.

Miqtë dhe fqinjët janë inkurajuar të vijnë dhe të japin respektin e tyre për Kitty, por janë kujtuar të marrin parasysh kërkesat e distancës sociale.

Liam Neeson dhe nëna e tij (Foto: Press Eye/REX/Shutterstock)

Liam shquhet për rolet e suksesshme kinematografike, por ai më i njohur për publikun mbetet në “Taken”.

Aktori me famë botërore muaj më parë bëri të ditur se do të luajë përsëri në një film për shqiptarët, kësaj here në rolin e gazetarit që gjurmon vrasjen e një gruaje në Kosovë nga serbët. /Telegrafi/