Please enter at least 3 characters.

Negenet distancohet në krye, Elektring barazon

2016/01/negenet-distancohet-n-euml-krye-elektring-barazon_hd.jpg

SUPERLIGA

Pit Power Negenet triumfoi 7-3 ndaj Colo Colos duke e shfrytëzuar mjaftë mirë barazimin e Elektring me Termo Lulin 0-0. Restaurant Arxhendi në anën tjetër mundi 7-4 skuadrën e Yjeve, teksa fitore ka shënuar edhe Swiss Plus 5-1 ndaj Termos.

Lufta po bëhet e nxehtë edhe në mesin e tabelës si dhe në zonat e ftohta të mbijetesës. Classic dhe Ghost janë më të rrezikuarat për të rënë nga kategoria. Në vazhdim i gjeni rezultate komplete të javës.

LIGA E DYTË

Dueli i shumëpritur mes Shqiponjës dhe Oreksit solli një barazim mjaftë interesante. Të dyja skuadrat dhuruan spektakël para afro 300 shikuesve në Fushën Kampioni. Pas 9-të fitoreve radhazi FC Nderimi humbi ndaj Vetëvendosjes me rezultat 5-2. Balaj dhe Lloshkobarja gjithashtu dhuruan një sfidë shumë të bukur ku në fund skuadra e kuqe e Balaj fitoi 3-2 në derbin e kësaj lige.

Ndërsa, në fund të tabelës Red Zone duket e pashpresë, kurse skuadra e yjeve të Orex vazhdon të qëndrojë në pozita ende të turbullta. Tabela dhe rezultatet komplete në vazhdim do tregojnë gjithçka sa i përket Ligës së Dytë.

LIGA E TRETË

Festa dhe Nikadini kanë fituar këtë xhiro duke vazhduar kryesimin e Ligës së Tretë. Surqina gjithashtu është pranë vendeve të para ku këtë javë fitoi 5-1 ndaj FL EL Group.

Liga e Tretë po bëhet shumë interesante ku deri në fund kanë ngelur 15 xhiro jashtëzakonisht intensive. Vlen të veçohet edhe fitorja e thellë e ElektroPlast që mposhti bindshëm Eliten 8-1. Ndërkaq në fund të tabelës vazhdon të jetë Ben-Com që edhe këtë javë humbi me rezultat të thellë 12-3.

Më të dalluarit e kësaj jave: