Please enter at least 3 characters.

NË TOKËN PA ZOT

2019/05/Bardh-Frangu2.jpg

Poezi nga: Bardh Frangu

Mos më kërkoni ne Facebook
As në kafenenë e rakisë te akaciet
Jam mbështetur pranë një cungu
Malin e qethur tu e soditë

Zë zogu nuk dëgjohet kund
Barishte të këqija kudo përreth
Fërkema idiotësh vaj motosharrash
Dëshmi e një barbarie në tokën pa zot

Edhe kroi i zanave ka shtjerr fare
Mara nuk kthen kurrë më
Këtu edhe gjurmët e dashnisë t’i djegin
Zemër e mushkëri t’i hanë këtu