Please enter at least 3 characters.

Në Spitalin e Tetovës është bërë operacioni i parë në Maqedoni për hiperhidrozën

2022/05/280657048_10227217302927773_5880824784126664800_n-e1652693447159.jpg

Kirurgët torakal pranë Spitalit Klinik në Tetovë, javën e kaluar për herë të parë përfunduan intervenimin e parë duke aplikuar metodë të re me të cilën te pacientja është parandaluar djersitje e tepërt (hiperhidroza).

“Kirurgët torakal specialist nga spitali klinik Tetovë kryen intervenimin e parë të hiperhidrozës, që do të thotë djersitje e tepërt. Operimi është kryer me metodën prerjes me ndihmën e simpatektomisë minimale invazive. Pacientja me hiperhidorza pas intervenimit nuk kishte simptoma të djersitjes dhe u kthye në jetën normale”, informojnë nga Spitali Klinik në Tetovë.

Mënyra më e re e intervenimit paraqet procedurë të ndryshme kirurgjike nga praktika e tanishme në pjesën e sistemit nervor me qëllim të ndalojë djersitjen e tepërt.

/Telegrafi/