Please enter at least 3 characters.

Në spitalet e Kosovës 880 pacientë me coronavirus, 33 në gjendje të rëndë

2020/12/covid.png

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në klinikat e QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 880 pacientë nga COVID-19, prej tyre 729 të konfirmuar me këtë virus, ndërsa 679 pacientë po trajtohen me oksigjeno- terapi, kurse 33 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas raportimit të ditës së diel në klinikat e Qendrës Klinike Universitare janë të shtrirë 357 pacientë që po trajtohen për COVID-19, prej tyre 294 të konfirmuar me këtë virus, prej, ku 33 janë në gjendje të rënduar.

Ndërkaq, në spitalet rajonale janë të shtrirë 523 pacientë dhe 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Raporti i plotë i SHSKUK:

"ShSKUK po trajton 880 pacientë nga Covid-19Nga raportime e ditës së diele, 28 mars 2021, të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 880 pacientë nga Sars- Cov-2.729 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.151 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore679 janë nën asistim të okisgjeno-terapisëNë QKUK janë të shtrirë 357 pacientë13 në gjendje të rënduar294 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë298 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas klinikaveKlinika Infektive, 117 pacientëKlinika Infektive II ( mjekësia sportive), 89 pacientëKlinika Infektive III ( Interno), 30 pacientëKlinika e Pulmologjisë 89 pacientëKlinika e Gjinekologjisë, 9 pacienteMjekimi Intensiv -COVID, 9 pacientëKlinika e Pediatrisë, 7 pacientëNë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 523 pacientë20 në gjendje të rënduar shëndetësore435 të konfirmuar pozitivë381 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshmeSpitali i Prizrenit, 126 pacientëSpitali i Gjakovës, 90 pacientëSpitali i Pejës, 74 pacientëSpitali i Gjilanit, 118 pacientëSpitali i Ferizajt, 60 pacientëSpitali i Mitrovicës,34 pacientëSpitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

Që prej 13 marsit 2020, e deri më 27 mars, 2021, në Kosovë janë regjistruar 87,067 raste me coronavirus.

Prej tyre, 1.830 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq, 71.813 persona janë shëruar. Raste aktive janë 13.424. /Telegrafi/