Please enter at least 3 characters.

Në Shtip u organizua punëtori arsimore me mbështetje nga projekte të BE-së

2017/02/Shtipi.jpg

Në kuadër të projektit të BE-së ''Zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, sektorit privat dhe organeve relevante'', në Shtip u mbajt një punëtori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aktivitet u përfshi Universiteti ''Goce Dellçev'' në Shtip, përfaqësues të Qendrës së punësimit, Komuna e Shtipit, shkollat fillore dhe të mesme.

Në realizimin e këtij projekti janë përfshirë edhe Ministria për arsim kombëtar, arsim të lartë dhe hulumtime - Qendra ndërkombëtare për studime pedagogjike në Francë, Ministria për arsim dhe shkencë e Maqedonisë dhe Ministria e punësimit dhe mësimit - Bashkëpunimi tejdetar i Irlandës së veriut./Telegrafi/