Please enter at least 3 characters.

Në Shkup organizohet Dita e organizatave qytetare

2017/09/21427567_2342863882606087_4574333827387710107_o-777x437.jpg

Shoqata qytetare Civica Mobilitas organizoi Forumin e tretë kombëtar në të cilin do të prezantohen organizatat qytetare, me qëllim të afrimit të sektorit civil drejt lëvizësit të vet - qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Forumi do të mbahet më 23 shtator në Parkun e qytetit në Shkup, nga ora 11 deri në ora 17.

"Në një atmosferë të relaksuar, vizituesit do të jenë pjesë e punëtorive, prezantimeve, projeksioneve dhe ekspozitave të shoqëruara nga një program i pasur muzikor. Organizatat do të mundohen që në mënyrë zbavitëse dhe tërheqëse të prezantojnë qëllimet e tyre, sfidat, projektet dhe arritjet e deritanishme", thuhet në paralajmërimin e ngjarjes.

Familja Civica Mobilitas sot përbëhet nga 208 bursistë. Të gjitha ndryshimet që ata kanë nxitur, të mëdha dhe të vogla, janë vetëm një pjesë e kompleksit të quajtur 'shoqëria civile'./Telegrafi/