Please enter at least 3 characters.

Në Shkup gjatë orës policore janë zbuluar imigrantë nga Siria, Palestina dhe Maroko

2016/01/tre-t-euml-arrestuar-p-euml-r-kontrabandim-me-migrant-euml_hd.jpg

Në rrugën "Dimo Haxhi Dimo" në Shkup dje (8 prill) gjatë orës policore janë kapur tre imigrantë.

Bëhet fjalë për një 24-vjeçar nga Siria, 33-vjeçar nga Palestina dhe 35-vjeçar nga Maroko të cilët janë zbuluar nga policia gjatë orës policore rreth orës 19:00.

Ata janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Kisella Vod, për procedura të mëtejshme./Telegrafi/