Në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit – shuma që do ta fitojë Mbappe te Reali
Kylian Mbappe raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me Real Madridin dhe do t’u bashkohet si lojtar i lirë.
Sulmuesi francez ka kohë që ka refuzuar rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germain dhe në qershor do të largohet nga parku i Princave, atëherë edhe kur i përfundon marrëveshja.
Në internet, tani ka rrjedhë paga e 23-vjeçarit se sa fiton në sekondë, minutë, ditë, javë, muaj dhe vit te Los Blancos.
Mbappe do të fitojë plotë 50 milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar në histori të futbollit.
Më poshtë mund të shikoni se sa fiton francezi te Real Madridi në pjesë të ndara:
50 milionë euro në vit4.2 milionë në muaj961,500 mijë euro në javë137,360 mijë euro në ditë5,723 mijë euro në orë.95.40 euro në minutë.1.58 euro në sekondë. /Telegrafi/


