Please enter at least 3 characters.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Gostivar do të votojnë 123 persona të sëmurë dhe të pamundur

2017/10/zgjedhje-1-1.jpg

Një ditë para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, në komunën e Gostivarit, të drejtën e votës do ta realizojnë 123 të sëmurë dhe persona të pamundur dhe një i paraburgosur, informojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor Gostivar.

Të drejtë vote kanë gjithsej 79.632 votues të cilët në 121 vendvotime do të zgjedhin një prej dy kandidatëve./Telegrafi/